“Nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë, pasi do të jetë më shumë e vështirë që Gjykata Kushtetuese mos e pengojë ligjin dhe të mos e cënojë ligjin në pikën ku, ligji i cënuar të bëhet mbrojtje për gjykatësit e korruptuar dhe të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë” deklaroi Rama.
Për paralajmërimin, Rama deklaroi se i referohet ligjit të pronave, ku sipas tij edhe pas rekomandimit të Venecias, Gjykata Kushtetuese sërish ndërhyri.
“Rekomandimi i Venecias për ligjin e pronave nuk mjaftoi për Gjykatën Kushtetuese, pasi ndërhyri përsëri” tha Rama.
Në fjalën e tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit Juridik, Rama ndër të tjera theksoi se ligji i ri i Vetingut do të hapë shumë vende pune për të rinjtë, të cilët duhet të bëjnë drejtësi.
Fjala e plotë e Ramës te Fakulteti Juridik
Unë nuk do të kisha kurajo të çoja vajzën ose djalin te Juridiku, pasi nuk ka vend tjetër ku hendeku mes ëndrrës dhe realitetit të jetë kaq i madh.
Pasi marrin diplomën duhet të kapërcejnë pengesa dhe vështirësi si në asnjë fushë tjetër, prandaj gëzohuni sot, pasi atë që do të shihni nuk e keni parë në asnjë ëndërr.
Jo për t’u dekurajuar, por për të ndarë me ju, atë që unë ndjej kur mendoj për drejtësinë, kur shoh se çfarë dhe si ndodh dhe kush e bën dhe më duket vërtetë një përplasje e jashtëzakonshme të një realiteti të marrë peng nga pjesa më e korruptuar e shoqërisë sonë dhe e një ëndrre, që iu ka bërë të jeni gati për t’u përballur.
Po të shikosh ata që hyjnë në këtë fakultet, ajo që të bije në sy, keni qenë më të mirë, dhe sot dilni si gjëja më e mira në funksion, të bashkuar në ligj dhe drejtësi si kafsha më e mirë.
Ju jeni në një moment historik për Shqipërinë, pasi dalja juaj në fushën e betejës përkon me një kohë kur po bëhet një përpjekje shumë e madhe, që në këtë fushëbetejë të ketë vend për meritën dhe të ketë mundësi të barabarta, që më të mirët të marrin në dorë çekiçin, që nuk ka lënë kokë pa kthyer dhe të drejtë pa shkelur në historinë e 25 viteve.
Dhe ju mund të filloni përpjekjen për t’i dhënë fund për ta kthyer çekiçin në instrument që jep drejtësi, dhe jo në instrument që drejtësia është madh.
Kemi hequr nga rruga juaj, moshatarë, që sot mund ti kishit në krah pa të drejtë në një përpjekje, ku as konkurrenca dhe as merita nuk vlejnë asnjë meritë.
Dhe me ata diploma, të marra jo në këtë fakultet, për t’u zënë rrugën atyre që kanë dalë nga ky fakultet.
Pasi në 25 vite Shqipëria prodhoi numrin më të madh të juristëve për metër2 në botë.
Për të bërë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të pastrojë sistemin dhe do të hapë shumë vende pune.
Njëherë e një kohë u bënë juristë njerëzit te plepat me 6 muaj dhe sot nga këta ka shumë, por nuk janë këta, pasi ka edhe shumë të tjerë që e pengojnë drejtësinë që të bëjë drejtësi.
Vetingu është kyç për të hapur një rrugë, por duhet të zbatojmë atë ligj.
Ju besoj e keni dëgjuar që Shqipëria mori rekomandimin për hapjen e negociatave, tre vjet më parë as nuk mund të imagjinohej.
Zbatimi i Vetingut dhe pastrimi i sistemit dhe fillimi i zbatimit të atyre 7 ligjeve, që i kemi votuar janë kryesorë.
Nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë, pasi do të jetë më shumë e vështirë që Gjykata Kushtetuese mos e pengojë ligjin dhe të mos e cënojë ligjin në pikën ku, ligji i cënuar të bëhet mbrojtje për gjykatësit e korruptuar dhe të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë.
Kush ka, një mendje të kthjellët e kupton se kush mund t’ia bënte atdheut, jua them unë, ata që kanë tmerr nga Vetingu.
Rekomandimi i Venecias për ligjin e pronave nuk mjaftoi për Gjykatën Kushtetuese, pasi sërish ndërhyri.