Klerikët e komuniteteve fetare në Shqipëri u nderuan me titullin “Qytetar Nderi” në Durrës.
Pas vdekjes iu akordua titulli nga Bashkia Durrës, Haxhi Hafiz Sabri Koçit, ish-kryetar i komunitetit mysliman; Imzot Rrok Mirditës, ish-arkipeshkv i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë; si dhe ish-kreut të bektashinjve, Baba Dedë Reshat Bardhi.
U nderua edhe kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Ata u vlerësuan për kontributin e dhënë në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri pas viteve ’90, ruajtjen dhe lartësimin e vlerave më të mira fetare dhe morale, si dhe konsolidimin e paqes ndërfetare në vend.
Tema/d.i.