Një 46-vjeçar është rrëzuar në mal duke mbledhur lule, ndërsa është transportuar me helikopter në gjendje të rëndë në Tiranë. 46-vjeçari me inicialet N.M. banues në lagjen nr. 3, sipas policisë, rreth orës 11:40 në malin e Sarandës pranë zonës së “Kasolles” duke mbledhur bimë medicinale është rrëzuar dhe ka rënë në një terren të vështirë e për pasojë ka marrë dëmtime në trup, kokë dhe në të dyja këmbët. Pas transportit në spitalin e Sarandës, u dërgua në Tiranë me helikopter për mjekim më të specializuar.
ma.me