Shqiptarë, italianë, tunizianë, marokenë dhe polakët. Femra dhe meshkuj. Një grup i mirë organizuar dhe më të mëdhenjtë për trafikun e drogës në Ragusa të Italisë, është shkatërruar nga policia.
Mes 17 të arrestuarve nga policia italiane, gjashtë janë femra dy italiane, dy shqiptare, një polake dhe një marokene. Në shtëpinë e njërës prej tyre u gjet heroinë, ndërsa një tjetër u kap me marijuanë.
Organizata u zbulua nga përgjimi i telefonave dhe përgjuesit ambientalë. Policia zbuloi se femrat e arrestuara kishin lidhje familjare ose romantike me liderët e grupit.
Dy prej shqiptarëve të arrestuar ishin furnizuesit e grupit me drogë. Kreu i grupit ishte Julian Hoxha.
Droga mbahej e fshehur në një shtëpi e mbrojtur me portë dhe dyer çeliku. Algert Selamini ishte ngarkuar me detyrën për transportin dhe shitjen e drogës.
Rol strategjik në grup kishte Erisa Gjona. Ajo ishte bashkëpunëtorja e afërt e Hoxhës dhe shërbente për të maskuar trafikun e drogës.
Në grup ishin përfshirë dhe Martina Chiaramonte bashkë me të dashurin e saj shqiptar, Xhediljano Selmanaj.
Gjatë përgjimeve të telefonave, policia zbuloi kodet që përdornin pjesëtarët e grupit. Ata i referoheshin drogës me emra si “sheqeri”, “CD” apo duke përdorur dhe pjesë të ndryshme të makinës si “çelës” etj.
Bisedat e përgjuara:
“Nuk e di unë … çelësat janë atje. por … e rëndësishme është që ke çelësin, se ata kanë edhe goma të mira”.
“Bëj një gjë… merre me të mira dhe thuaji që do të vijë… rrobat…që edhe t’i provojnë”.
“Duhet të jesh si bletë. Mblidh sa më shumë të jetë e mundur” (Kodi për të marrë paratë).
EMRAT:
Urdhër arrestet janë lëshuar për: Ervin Gerbaj, 35 vjecar, Vlora, Shqipëri, Marenglen Halka, 35, Fier (Shqipëri); Marius Halka, 32, Fier (Shqipëri); Hendri Kapllani, 29, Vlorë, Shqipëri.
Në arrest shtëpiak përfundoi: Ermal Resulaj, 36 vjec, Vlorë (rezident në Parabita).
Në kërkim Avelino Ndou, 26 vjec, (Shqipëri); Viktor Shaolli, 32 vjec nga Fieri (Shqipëri); Dario Profka, 26 vjecar, nga Vlora; Zanaj Pilo, 32 vjecar i lindur në Shqipëri, por rezident në Massafra dhe Dhori Tole, 25, Korçë (Shqipëri), por banues në Leçe.