Kryeministri australian ishte ndër udhëheqësit e botës dhe në mesin e të parëve që telefonoi presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump për faktin se numrin e tij të telefonit mobil e ka marrë nga një lojtar golfi.
Kryeministri australian Malcolm Ternbul tha javën e kaluar se ai pati një bisedë “të ngrohtë” dhe “shumë të hapur” pesëmbëdhjetë minutash me atë vetëm disa orë pasi kandidati republikan mori fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Pas shkrimit të gazetës Sydney “Daily Telegraph” Ternbul ishte zyrtari i dytë në botë, i cili e mori Trump për të uruar atij fitoren. Presidenti egjiptian Abdel Fattah el Sisi ishte udhëheqësi i parë botëror që ka arritur tek ai.
Greg Norman, lojtar Australian i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se pas zgjedhjeve i dha numrin e Tramp Ambasadorit të Australisë në SHBA, citohet BETA. (b.an)