Shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë sot se ndjen keqardhje që Rusia është tërhequr nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, duke shtuar se BE-ja vazhdon ta përkrahë këtë institucion.
“Ndjejmë keqardhje për vendimin e Federatës Ruse,” ka thënë Mogherini në një komunikatë të publikuar sot, përcjell Express.
Ajo ka shtuar se BE-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të plotë me gjykatën.
“Bashkimi Evropian mbetet përkrahës i patundur i Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe është i përkushtuar për bashkëpunim të plotë për të parandaluar krimet serioze që bien në juridiksionin e kësaj gjykate,” ka shtuar ajo.
Dosido, Putini dje nënshkroi një dekret për ta tërhequr Rusinë nga kjo gjykatë./a.m.