Pak ditë më parë, Facebook bëri të ditur se fitimet tremujore të kompanisë janë rritur me 186%.
Rritja ndikoi edhe në pasurinë personale të Mark Zuckerberg, e cila për një orë pati rritje për 3.4 miliardë dollarë. Kjo bëri që pasuria e tij neto të arrijë një shumë prej 56.7 miliardë dollarësh – duke e bërë atë kështu njeriun e pestë më të pasur në botë.
Sipas revistës “Forbes”, 32-vjeçari është prapa Jeff Bezos, i cili ka një pasuri prej 64 miliardë dollarësh, përgatiti Koha. (b.an)