Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kërrabë, ku një 43-vjeçar tentoi të vrasë me armë gjahu të dashurin e vajzës së tij 14-vjeçare. Sipas informacioneve të siguruara nga “News24” dy familjet, të djalit dhe vajzës, përkatësisht 15 dhe 14 vjeç, jetojnë në Kërrabë, dhe dy të miturit shkojnë në të njëjtën shkollë.
Burimet thonë se mes dy familjeve ka pasur debate edhe më herët, për shkak se babai i 14-vjeçares kundërshtonte këtë lidhje të së bijës.
Madje shqetësimin për këtë rast, Genti Lakollari e ka shprehur edhe në shkollën ku mësonin dy fëmijët, të cilët më pas janë konsultuar edhe nga psikologia e shkollës.
Por përpjekjet e babait 43-vjeçar për të zgjidhur këtë situatë, nuk kanë patur rezultat. Dhe mbrëmjen e djeshme Lakollari nën kërcënimin e armës ka kanosur djalin dhe babain e tij, që të ndërpriste marrëdhënien me 14-vjeçaren./a.m.