Një person i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, është vënë në prangat e policisë së Lushnjes.
Elis Kamberaj, 36 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, u prangos ditën e djeshme.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë në qershor të vitit 2013 e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Në vitin 2011, te rrethrrotullimi i Savrës, Kamberaj në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të cilët janë arrestuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë tentuar t’i vjedhin me anë të dhunës shumën prej 50 mijë euro dy shokëve të tyre, shkruan noa.
Më herët si bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar dhe Ylli Sela dhe Erind Sulçaj. Tre djemtë se në aksin rrugor Lushnje -Fier, në vendin e quajtur “Rreth- rrotullimi i Savrës”, në parkingun e një pike të furnizimit me karburant në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe nën përdorimin dhe goditjen me sende të forta, u kanë vjedhur shumën prej 50 mije eurove, shtetasve me iniciale T.L., dhe V.K., banues në Vlorë