Prokuroria Anti-Mafia në Leçe në Itali ka mbyllur hetimet, lidhur me operacionin antidrogë të koduar “Oceano”, në kuadër të të cilit në muajin shtator u shkatërrua një organizatë ndërkombëtare e trafikimit të drogës, mes Shqipërisë dhe Italisë.
Corriere.it shkruan se kjo organizatë trafikonte drogë të çdo lloji: kuintalë me marijuanë, por edhe heroinë, kokainë e hashash.
Në kuadër të operacionit “Oceano”, janë arrestuar 17 persona, mes të cilëve edhe një efektiv i Guardia Di Finanza-s italiane, 41-vjeçari Christian Giannone.
Personat e tjerë të arrestuar janë 5 shqiptarë dhe 11 italianë:
Alessio Bellanova, 34-vjeç;
Tommaso Danese, 40-vjeç;
Ervin Gerbaj, 35-vjeç, shqiptar nga Vlora;
Davide Giovine, 38-vjeç;
Marenglen Halka, 35-vjeç; shqiptar
Marius Halka, 32-vjeç; shqiptar
Hendri Kapllani, 29-vjeç, nga Vlora; shqiptar
Gianluca Lorè, 33-vjeç;
Giuseppino Mero, 51-vjeç;
Cristian Montanaro, 39-vjeç;
Alessandro Quarta, 33-vjeç;
Ermal Resulaj, 36-vjeç; shqiptar
Alessandro Scalinci, 32-vjeç;
Lorenzo Serra, 55-vjeç;
Viktor Shalloi, 32-vjeç;
Maurizio Vernich, 39-vjeç.
Hetimet kanë zbuluar, se shqiptarët kujdeseshin për furnizimin me drogë, duke mbajtur kontakte me furnizues bashkatdhetarë. Ndërsa, italianët kujdeseshin për shitjen, ruajtjen dhe transportin e lëndës narkotike. Sipas organit të akuzës, banda ishte strukturuar si një klan më degë në Itali dhe Shqipëri.
Sipas hetuesve, biznesi ishte aq fitimprurës, sa që krerët e bandës u detyruan të blinin makineri për të numëruar paratë, pasi nuk i numëronin dot me dorë./shqiptarja.com/a.k