Për të hyrë në Europë, në një të ardhme të afërt, çdo qytetar nga vendet jashtë BE-së do të duhet të paguajë një taksë prej 5 eurosh. Të paktën këtë parashikon plani i ri i Bashkimit Europian, që synon të shtrëngojë disi kontrollin ndaj të huajve që hyjnë në Evropë dhe që nuk kanë nevojë të pajisen me vizë në zonën “Schengen”.
Skema e re pritet të propozohet në Komisionin Europian këtë të mërkurë. Duke paguar 5 euro pasagjerët regjistrohen në Sistemin Europian të Informacioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve, “ETIAS”, i cili pritet të fillojë funksionimin në vitin 2020.
Sistemi do të ngrihet mbi modelin e njëjtë amerikan, por do të jetë më i lirë se “ESTA”, ku paguhen 60 dollarë. Ky sistem i regjistrimit të pasagjerëve mund t’i sjellë Bashkimit Europian mbi 2 miliardë euro të ardhura në vit. Nga kjo skemë preken edhe qytetarët shqiptarë dhe ata serbë, të vetmet vende europiane jo anëtare të Bashkimit Europian, qytetarët e të cilave udhëtojnë pa viza në vendet e unionit. Komisioni Europian shpreson se kjo strategji të parandalojë disi aksesin e militantëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik, kriminelëve të ndryshëm apo edhe emigrantëve të jashtëligjshëm në rajon.
MA.ME