Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Çullhaj, i cili u prangos pak ditë më parë, sepse i dha një vajze 12-vjeçare, një letër me përmbajtje erotike dhe me numrin e tij të telefonit. Autori, personi që shihni në foto, i pranishëm në sallën e gjyqit e pranoi gjithë sa kishte bërë dhe kërkoi gjykim të shkurtuar. Para trupit gjykues dëshmia e autorit ka qenë befasuese.
“Veprova në atë mënyre pasi vajza më pëlqente seksualisht. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar thellesisht për veprimin tim”- ka thënë autori, raporton “Panorama”.
Ai shton më tej se “nuk mendova se do të bëhej kaq e madhe”. “Seks sekret me pagese”- shkruhej në letrën që mori e mitura, dhe bashkë me shënimin edhe numrin e telefonit të Çullhaj.
Çullhaj, u prangos pasi i dha vajzës me iniciale A.M., 12 vjeçe, një letër ku kishte shkruar numrin e tij të celularit dhe fjalë të turpshme si dhe ka tentuar ta marrë në makinën e tij. Efektivat e Policisë së Durrësit pas kallëzimit të bërë në polici për rastin konkret kryen veprimet hetimore të menjëhershme dhe e arrestuan. /ma.me