Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar që të mos politizohet dhe të mos krijohet edhe një kauzë politike me rastin tragjik, duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit. “Kauza e rrejshme politike, po rrezikon të na lë pa liberalizim të vizave, sepse gënjeshtrat po e mundin të vërtetën!”, ka thënë ai.
“Ajo që të gjithë neve na nevojitet, është ballafaqimi me të vërtetën. E vërteta nuk përcaktohet me akuza e zhurmë dhe ngulfatje të opinionit, por me fakte shkencore e profesionale”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.
Më tej Mustafa ka thënë se “Nuk kemi nevojë të bëhemi avokat të të keqes, por avokat të së vërtetës”.
“Kauza e rrejshme politike, po rrezikon të na lë pa liberalizim të vizave, sepse gënjeshtrat po e mundin të vërtetën!”
“Mos ta ndërtojmë edhe një kauzë politike për një rast tragjik; të presim që institucionet që janë të autorizuara me ligj ta thonë fjalën e tyre”, tha Mustafa.
“Atyre që u ngutet mund të kenë arsyet e tyre, por institucionet shtetërore duhet të punojnë me themel, të jenë të sakta e transparente, ta thonë të vërtetën dhe ta marrin përgjegjësinë për të gjeturat e tyre”, ka shkruar Mustafa, citohet Express. (b.an)