Autoritetet komuniste kubane vendosën t’i hapin dritën jeshile procesit të amnistisë ndaj 787 të burgosurve, në mesin e së cilave gra, fëmijë dhe të sëmurë, në përgjigje të një kërkese të papa Françeskut , të bërë në këtë Vit të Shenjtë të Mëshirës.
“Këshilli i Shtetit i Republikës së Kubës akordoi në përgjigje të thirrjes së Papa Françeskut drejtuar krerëve të Shtetit në këtë Vit të Shenjtë të Mëshirës, amnisti ndaj 787 të dënuarve”, shkruhej në të përditshmen “Granma”, organ zyrtar i Partisë Komuniste Kubane (PCC).
“Janë marrë në konsideratë, natyra e akuzave, sjellja në burg dhe kohëzgjatja e dënimit në burg”, vijon teksti që saktëson se gratë, fëmijët dhe të sëmurët u liruan për arsye humanitare, transmeton Atsh.
Autoritetet përjashtuan personat e dënuar për vrasje, përdhunim, trafikim të miturish dhe trafik droge. (b.an)