Lionel Messi ka udhëhequr kombëtaren e Argjentinës në fitoren e rëndësishme ndaj Kolumbisë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2016”. Ylli i Barcelonës ishte i pandalshëm në fushë dhe arriti të realizojë një herë dhe të asistojë dy herë të tjera për fitoren 3 me 0 të kombëtares së tij.
Messi hapi serinë e golave në ndeshje. Ai realizoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e dhjetë për 1 me 0, 13 minuta para se të asistonte për Pratton që me kokë shënoi për 2 me 0.
Argjentinasi vazhdoi me formë të lartë edhe në pjesën e dytë. Ai asistoi në golin e Angel Di Marias në minutën e 84-të për të kthyer kombëtaren argjentinase drejt fitoreve, pas katër ndeshjeve rresht pa fitore.
Pas 12 ndeshjeve, Argjentina ka 19 pikë në tabelë dhe zë pozitën e pestë. Katër të parat kualifikohen direkt për “Rusia 2018” e i pesti shkon në “Play-off”. I treti Ekuadori dhe i katërti Kili, që sot mposhti Uruguain, kanë nga 20 pikë. Brazili prin me 24 pikë i ndjekur nga Uruguai me 23, përgatiti Koha. (b.an)