Anglia ka barazuar në miqësoren kundër Spanjës me rezultat 2:2
Kombëtarja e Anglisë nuk ka arritur ta mbajë epërsinë prej 2:0, për të barazuar më pas në fund 2:2 me Spanjën.Golin e parë për Anglinë e shënoi Adam Lallana në pjesën e parë, ndërsa golin e dytë e realizoi sulmuesi Jamie Vardy.Në anën tjetër golin e parë për Spanjën e shënoi Iago Aspas në minutën e 89’të, ndërsa atë të barazimit Isco në minutën e fundit të kohës shtesë.
Italia dhe Gjermani kanë barazuar pa gola në miqësoren e zhvilluar në San Siro
Ndeshja miqësore ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë ka përfunduar baras 0:0, e cila u zhvillua në San Siro të Milanos. Skuadra vendëse kishte më shumë iniciativën në këtë takim, por Gjermania në anën tjetër nuk ishte me formacionin e saj më të mirë.Kujtojmë se në këtë ndeshje nga fillimi luajti mbrojtësi i Arsenalit Shkodran Mustafi, i cili tregoi paraqitje shumë të mirë
/Express/