Qindra qytetarë në shtetin Helen kanë marshuar në Ambasadën Amëerikane në Athinë për të protestuar kundër vizitës së presidentit të SHBA, Barack Obama. Mediat raportojnë se ka pasur edhe përleshje të vogla, por pa lëndime.
Protestuesit të cilët i përkisnin krahut të majtë tentuan të thyejnë kordonin e policisë, por u zmbrapsën me gaz lotsjellës.
Gjatë takimit me kryeministrin Tsipras, Obama duke theksuar se Greqia është një vend me demokraci të konsoliduar, tha se vendi ka bërë reforma të rëndësishme dhe ka punuar shumë për të forcuar ekonominë.
Obama e quajti Greqinë një “aleat të besueshëm” në angazhime e saj në NATO nën tendosjen e madhe të krizës të borxheve të vendit.
Obama është presidenti i parë i SHBA që viziton Greqinë që nga viti 1999, kur u vizitua nga Bill Clinton, transmeton oranews.
Më poshtë mund të shikoni LIVE protestën e tyre përgjatë rrugëve të qytetit./a.m.