Përveç që prish humorin, shoqëria e keqe redukton aktivitetin në korteksin paramotorik dhe më pak do të imitojmë gjestet e bashkëbiseduesit i cili nuk na pëlqen, transmeton koha.net.
Shoqëria në të cilën jemi ndikon në mënyrën se si truri ynë përpunon informatat, ndërsa gjatë shumicës së kohës vëzhgimi i bëmave të huaja rezulton në imitimin tonë të tyre, pohojnë hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore.
Por, nëse gjendemi në shoqërinë e dikujt që nuk na pëlqen ose na nervozon, truri ynë dhe pjesë e tij të cilët janë përgjegjës për lëvizjen ngadalësohen, shkruan Daily Mail.
Veprimet e thjeshta të korteksit paramotorik, si imitimi i lëvizjes së bashkëbiseduesve i kemi të lindura.
Por nëse jemi në shoqëri të pakëndshme, nuk imitojmë sjelljen e atij personi dhe reaksionet tona ngadalësohen, shpjegojnë hulumtuesit, transmeton koha.net.
Hulumtimet e mëhershme me temë të ngjashme kanë vërtetuar se si ngjashmëritë fizike me bashkëbiseduesin tonë po ashtu ndikojnë në punën e trurit tonë, dhe kështu do të jemi më të ndjeshëm dhe më bashkëpunues me ata që na përngjajnë më shumë fizikisht. (b.an)