Një shqiptar ka shkuar në një lavanderi në zonën e Testaccios në Itali për të grabitur paratë e xhiros dhe është përplasur me një punonjës. Pas sherrit me grushta, ai e ka kërcënuar punonjësin duke i thënë: Më jep paratë ose do të të fus në lavatriçe.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, teksa policia, e ka parë ngjarjen nga kamerat e sigurisë, fill pas denoncimit të punonjësit në rajon. Më pas shqiptari me inicialet L.S, 42 jeçar është arrestuar./java/a.k