Dhjetëra banorë të fshatit Fushë-Milot në Kurbin kanë protestuar për mungesën e investimeve në zonën e tyre.
Rruga që lidh këtë fshat me superstradën është amortizuar plotësisht, ndërkohë që sipas banorëve fondet për asfaltimin e saj kanë ardhur, por nuk dihet se ku kanë shkuar.
Ata kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve vitit të ardhshëm, nëse nuk rikonstruktohet rruga.
Janë rreth 2 mijë banorë, të cilët për të hyrë dhe dalë nga zona e tyre, duhet të kalojnë nëpërmjet një rruge të shkatërruar plotësisht.
shqiptara/d i