Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizoi konferencën kombëtare për të drejtat e fëmijëve, nga ku ministri Blendi Klosi bëri me dije ashpërsimin e masave për shfrytëzimin e fëmijëve në punë.
Ministri Klosi deklaroi heqjen e të drejtës së prindërimit, çdo prindi që refuzon disa mundësi punësimi, duke detyruar fëmijën të punojë.
“350 fëmijë kanë dalë nga situata e rrugës. Nuk janë shumë, por është një punë e nisur mbarë. Janë punësuar 100 nga prindërit e fëmijëve të shfrytëzuar në punë. Në ligjin e ri, ashpërsohen sanksionet për ata që shfrytëzojnë fëmijët në punë. Ka ardhur koha për një Pakt Social për mirëqenien. Po punojmë për të ngritur çdo shërbim në çdo Bashki.”- deklaroi Klosi.
ma.me