Thonë se e dinë kush e bëri. Por betohen se kurrë, ama kurrë nuk do të japin emrat e vrasësve tek hetuesit. Familjet e dy kushërinjve shqiptarë, Agron dhe Alban Lleshaj, 29 dhe 36 vjeç, të vrarë të enjten mbrëma në 22:54 në Canegrate, duan të bëjnë “drejtësi” vetë me duart e tyre.
Ata duan gjakmarrje, duan hakmarrje. Kështu shkruan sot gazeta italiane “Corriere dela Serra”, duke theksuar se duan “një hakmarrje që do të vinte në vend “repsektin” e vendit të lindjes, në Veri të vendit, afër Lezhës, një zonë e vështirë, shpesh “nëna” e grupeve të famshme të grabitësve, një zonë e ngurtë e respektimit të Kanunit”.
Familjarët e dy kushërinjve të vrarë disa prej të cilëve jetojnë në Shqipëri dhe një pjesë tjetër në Lombardi, shprehen të sigurt për dinamikën e ngjarjes dhe emrat e përgjegjësve. Hetimet e policisë dhe prokurorisë italiane po vijojnë me shpejtësi të madhe, por mediat thone se ata kane ne dispozicion pak kohë sepse hakmarrja mund të fillojë më herët duke shkaktuar kështu një spirale dhune, e cila, siç konstatohet nga burimet e hetuesve, në Shqipëri tashmë është duke u përgatitur.
Pistat e policisë
Hipoteza më e mundshme e ekzekutimit të dy vëllezërve është ajo e konflikti për tregtinë e drogës dhe trafikun e prostitucionit. Policia italiane nga hetimet e para bën me dije se dy vëllëzërisht ishin me precedentë penale.
“Nga hetimet e para rezulton se dy vëllezërit ishin përfshirë në aktivitet kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe është kjo arsyeja se pse hetimet e policisë janë përqendruar në pistën e larjes së hesapave”- raportojnë mediat italiane.
Ngjarja
Në orën 23:00 policia u njoftua nga një telefonatë për një ngjarje që dukej si aksident, por rezultoi ndryshe.
Kur mbërriti policia, panë se dy trupat në makinë ishin mbushur me plumba.
Ata duket se kanë tentuar të shpëtojnë, por nuk ia kanë dalë dot dhe kanë vdekur nga breshëria.
Dyshohet se ka qenë atentat i përgatitur, pasi autorët kanë qëlluar me breshëri nga një tjetër automjet. Policia po heton lidhur me ngjarjen dhe gjetjen e autorëve. /ma.me