Edhe hidrocentrali i Ashtës ka firmosur kontratë me OSHEE, sipas ligjit të ri, duke mos firmosur më kontratë koncesionare për blerjen e energjisë së prodhuesve privatë nga KESH.
Me firmosjen këtë javë të Marrëveshjes së Kalimit të detyrimit për blerjen e energjisë ndërmjet shoqërisë koncesionare Energji ASHTA dhe OSHEE, përfundon një fazë shumë e rëndësishme e reformës në sektorin e energjisë elektrike, ajo e ndarjes së funksioneve për secilin operator dhe krijimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike.
Bazuar në Ligjin e ri Për Sektorin e Energjisë Elektrike të Prillit 2015 dhe në një sërë aktesh të tjera nënligjore të dala në zbatim të tij, KESH nuk do të ketë më detyrimin e caktuar arbitrarisht të blerjes së energjisë së prodhuar nga HEC-et e vegjel, por tashmë do të ushtrojë vetëm funksionet e tij naturale si prodhues energjie, duke bërë të mundur në këtë mënyrë një shfrytëzim më optimal të burimeve të tij gjeneruese.
ma.me