Etrit Berisha, 33 vjeçari banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim më datë 20.09.2016, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të AKU Tiranë (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), është arrestuar nga Policia e Tiranës. Seksioni për Korrupsionin, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim më Prokurorinë e Task Forcës të rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e tij, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Më datë 20.09.2016, është ndaluar bashkëpunëtori i tij, shtetasi Indrit Korbi. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 259-25 i Kodit Penal. /ma.me