“Jemi pro reformave dhe nënshtrimit të proçesit të rivlerësimit. Por nuk mund të lejojmë që pushtetet e tjera të nëpërkëmbin dinjitetin e gjyqësorit. Janë anashkaluar piketat orientuese të sugjeruara nga Venecia”.
Në vlerësimin e Unionit të Gjyqtarëve, ligji i Vettingut bie dukshëm ndesh me dispozitat kushtetuese.
“Cenohen një sërë parimesh kushtetuese.ligji njëkohësisht cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Procesi i vlerësimit të pasurisë nën kontrollin e një organi jo kushtetues. Vlerësimi i pasurisë nën kontrollin e një organi jo të ndërtuar për këtë qëllim si ILDKPKI”, deklaron Unioni i Gjyqtarëve. Në dhjetor pritet të mbërrijë opinioni i Venecias për Vettingun.
ma.me