Pas presidentit të parë me ngjyrë që i dhanë SHBA-së për dy mandate, demokratët duket se do t’u ofrojnë kundërshtarëve republikanë një rival të ri, i cili ka karaktersitikat që ata kanë kritikuar më shumë gjatë fushatës.
Është fjala për afroamerikanin Keith Ellison, 53 vjeç, nga Minnesota, i divorcuar dhe me 4 fëmijë, në mandatin e pestë në Kongres, ku është bërë i pari deputet me besim mysliman. Një fytyrë e re, orator i zoti dhe i provuar në debatet televizive e ato parlamentare, simbol i multikulturalizmit dhe multietnicitetit.
Me shumë gjasa, ai do të bëjë publike brenda pak ditësh kandidaturën e tij, por dihet që tashmë e ka mbështetjen e liderit të ardhshëm të maxhorancës demokrate në Senat, Chuck Schumer, si dhe mbështetjen e senatorëve Bernie Sanders dhe Elisabeth Warren, dy ikonat e liberalëve brenda partisë.
ma.me