Sherri mes dy të rinjve në Divjakë ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Fatmirësisht policia ndërhyri në kohë, duke parandaluar një vrasje të mundshme. Mësohet se 17-vjeçari E. P, banues në fshatin Karavasta e Re është arrestuar në flagrancë, pasi ka tentuar të vrasë me thikë bashkëmoshatarin e tij. I riu, me iniciale A.B, është plagosur lehtë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin: -E. P, 17 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A.B, 17 vjeç, banues në Karavasta e Re, Divjakë, i cili ndodhet në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.
ma.me