Cilido që ka shfaqur interesim për kursimet e tij në një nga bankat me kapital grek në Shqipëri, Banka Qendrore i jep përgjigjen se nuk ka asnjë rrezik për 1.2 miliard euro depozita të shqiptarëve në këto filiale.
Drejtori i Mbikëqyrjes Bankare, Deniz Deralla, në Bankën e Shqipërisë, jep garanci se 3 bankat greke monitorohen në mënyrë të përditshme dhe nën masa të forta.
Sipas tij, këto degë funksionojnë të pavarura nga mëmat e tyre ne Greqi. Por, edhe sikur të marrin skenarin më të keq, efekti tek bankat me kapital grek në Shqipëri është i papërfillshëm.
Pesha e bankave greke në tregun bankar shqiptar, ka ardhur në rënie vitet e fundit dhe tashme zë 14.7%.
Por, nëse sistemin bankar e kemi imun ndaj situatës në Greqi, nuk mund të themi të njëjtën gjë për efektet ekonomike.
Remitancat rrezikojnë të bien, ndërsa tregtia do të ketë risqe të shtuara. Greqia është partneri ynë i tretë në shkëmbimet tregtare.
Vizion Plus