Një i ri shqiptar është kapur nga policia italiane me 25 kg heroinë dhe kokainë si dhe me një armë kimike.
I arrestuarit, Klodian Hakballa u arrestua në Livorno pas një kontrolli në apartamentin e tij, ku u gjetën 23.5 kg heroinë dhe 1 kg kokainë.
Gjithashtu, oficerët gjetën dhe një spraj që të shkakton paralizim, dhe që konsiderohet armë kimike.
Policia fillimisht gjeti vetëm 1 350 euro, por pasi kontrolloi në kopshtin e vilës private bërë dhe zbulimin “e madh”.
Përveç drogës, policia gjeti dhe pajisje të një rafineria të vërtetë droge, që shërbenin për përzierjen, peshimin dhe paketimin e saj shkruan Panorama. Hakballa e kishte fshehur drogën në qese mbeturinash.
I riu shqiptar rezulton se ka një precedent për hyrje të paligjshme në territorin italian./a.m.