Policia e Vlorës vuri në pranga një 33-vjeçar i cili 10 ditë më parë ka qëlluar me armë në ajër duke përhapur panik mes banorëve.
Klodjan Pasho me banim në Vlorë u arrestua në një lokal në lagjen “Pavarësia” për ngjarjen e 3 nëntorit.
Ai ishte i shpallur në kërkim pasi pranë vendit të quajtur “Kali i Trojës” rreth orës 18:40, pas një konflikti për motive të dobëta me personin A.L, ka qëlluar në ajër me automatik.
Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.
Klodian Pasho është person me precedent penal të mëparshëm, për “Vjedhje me armë dhe dhunë”, “Prishje të qetësisë publike”, “Mosbindje të punonjësit të policisë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe jashtë normave të lejuara” etj./express