Nga Ethem Ruka
Lexova me vemendje intervisten e Zotit Rama lidhur me ekspoziten e fundit te pikturave ne SHBA dhe vertet u ndjeva me te vertet keq. Eshte e vertet se une i kam marre Rames rreth 70 piktura te bera ne mbledhjen e qeverise. Vura re se mbasi mbaronte nje vizatim e hodhte ne kosh. Me vinte me te vertet keq dhe i kerkova te mi falte duke i firmosur dhe shkruar Pr. Rukes. Sigurisht dhe daten. Pak e nga pak koleksioni i shtua.
Kur Z Rama u zgjodh kryetar bashkie ne Tirane u akuzua per shperdorime ndaj dhe me nismen e PD u ngrit nje komision hetimor. Ne ate kohe une shkrova nje artikull ne mbrotje te Rames me titull “Rama, ky Hausman i vogel” ku beja nje paralele mes prefektit te Parizit ne vitet 1850 qe rindertoi Parizin e sotem dhe Rames si kryetar bashkie qe transformoi Parizin. Fola ne tel me Ramen per shkrimin dhe ai me ftoi ne Bashki per nje kafe. Kur mbrita aty i thash Rames: Ato qe thone ata te PD per ty s’jane gje. Korrupsioni yt eshte ne keto dy dosje dhe i hodha ne tavoline dy dosjet ku ishin sistemuar pikturat e tij. Ne fillim ai u trondit, por sa hapi dosjet u habit me koleksionin e pikturave qe vet mi kishte falur.
Aty kuptoi se puna e tij kish nje vlere. Me falenderoi dhe u ndame miqesisht. Qe nga ai cast ai filloi ti mblidhte vet pikturat qe bente. E bera kete shpjegim per ti freskuar kujtesen Rames per te verteten e “hajduterise sime” per pikturat e Rames. Gjithcka tjeter nuk eshte aspak e vertet. Ne komentet e bera nga shtypi dhe rrjetet sociale per kete ceshtje u ndjeva keq. Nese une nuk do kisha mbledhur ca nga pikturat e para te Rames ato do kishin perfunduar ne koshin e keyeministrise dhe zor se Rames do ti kishte vajtur mendja te ruante punen e vet dhe te hapte sot ekspozita.