Një letër me numrin e tij të celularit dhe fjalë të turpshme me anë të së cilave kërkonte favore seksuale. Në këtë mënyrë ka dashur të fusë në makinën e tij një vajzë të mitur, një 34-vjeçar nga Durrësi.
E mitura ka qenë duke ecur në rrugë, kur 34-vjeçari Ilir Çullhaj e ndali dhe i dorëzoi letrën me përmbajtje të turpshme. Vajza i ka treguar nënës, e më pas kanë bërë kallëzimin në polici.
ARRESTIMI
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• Ilir Çullhaj 34 vjeç, banues në Durrës.
Çullhaj, i ka dhënë shtetasese së mitur me iniciale A.M. 12 vjeçe, banuese në Durrës një letër ku kishte shkruar numrin e tij të celularit dhe fjalë të turpshme si dhe ka tentuar ta marrë në makinën e tij.
Efektivat e Policisë së Durësit pas kallëzimit të bërë në polici për rastin konkret kanë kryer veprimet hetimore të menjëhershme dhe kanë finalizuar me arrestimin e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vepra të turpshme”parashikuar në nenin 108 të Kodit Penal.
BW/d.i.