Një masiv shkëmbor rreth 900 metra kub ishte bërë rrezik për 6 familje të lagjes Mezini në Krujë.
Reshjet e dendura të ditëve të fundit shkaktuan rrëshqitjen e tij dhe lëvizjen nga vendi të shkëmbit 1. 5 ml duke rrezikuar shembjen dhe dëmtimin e banesave dhe banorëve që ndodheshin poshtë tij, raporton dita. Situata u bë emergjente. Një batalion i Xhenios u vendos në këtë lagje për të hartuar planin e ndërhyrjes.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli informoi se forcat xheniere kishin bërë shkërmoqjen e masivit shkëmbor përmes shpërthimit.
“Nga sot 6 familje në lagjen Mezini në Krujë do e bëjnë gjumin të qetë”, shkruan Kodheli.