BlackBerry ka zbuluar se nuk është ende gati që të heqë dorë nga loja e celularëve të mençur.
Prodhuesi i njohur i celularëve, që kishte thënë se do të heqë dorë nga biznesi i celularëve në shtator, pritet që ta bëjë goditjen e fundit në tregun e celularëve.
John Chen, CEO i kompanisë, konfirmoi se BlackBerry ka ende plane për një lansim final të një celulari, i cili do të jetë i pajisur me tastierën e famshme, transmeton Gazeta Express.
Chen tha për Bloomberg TV se BlackBerry do ta mbajë premtimin për të lansuar një “pajisje të fundit”, siç kishte premtuar më herët këtë vit.
Ai tha: “Kemi një celular me tastierë që ua kam premtuar njerëzve. Ai po vjen”. Megjithatë, ai nuk tregoi më shumë detaje se çfarë veçori do t’i ketë celulari apo kur do të promovohet. (b.an)