Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, njeriu i parë që i hapi rrugën çështjes shqiptare në Kongresin amerikan, në fundin e viteve ’80, thotë se do të fillojë një lobim të fortë edhe në administratën Trump për Kosovën, ndërkohë që ai nuk e di me siguri se cili do të jetë qëndrimi i presidentit te ri amerikan, Donald Trump, ndaj shqiptarëve.
Megjithatë për një gjë ai është i sigurt: presidenti i zgjedhur Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në Neë York, dhe gëzon respekt për ta, shkruan Koha Ditore.
Por shpresa e ish-kongresmenit amerikan Joseph DioGuardi, është funksionimi i ndryshëm i Kongresit dhe i Senatit në SHBA nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia ku në këto vende një parti kontrollon gjithçka. DioGuardi ka shumë shpresë te Senati, sidomos te senatori John McCain, mik i shqiptarëve.
Ish-kongresmeni DioGuardi thekson se nuk ka kurrfarë deklarate të Trump pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë, citohet Koha. (b.an)