Ndonëse u pezullua nga detyra pasi nxori armën gjatë përplasjes me tregtaret e duhanit ne Shkodër, efektivi Pjerin Lazri nuk kishte asnjë shenjë dalluese që ishte pjesë e policisë.
Për këtë arsye Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar detyrim paraqitje për tregtarët vetëm për kundërshtimin e punonjësve të doganës, por jo për policin.
Në arsyetimin e saj organi akuzës thotë se nuk do të regjistrohet procedim penal për goditje ndaj efektivit të policisë pasi Pjerin Lazri, tashmë i pezulluar nga detyra nuk ka pasur asnjë shenjë dalluese që është funksionar policie.
Gjatë konfliktit disa ditë më parë në lagjen Rus të Shkodrës Lazri nxori pistoletën nga brezi dhe kërcënoi tregtarët e duhanit, të cilët nuk pranonin të mbyllnin aktivitetin e tyre./vizion plus/a.k