Kampionati italian duket se e ka nisur rrugën e ringritjes dhe po bën maksimumin në këtë merkato pasi ka shpenzuar deri më tani 266 milionë euro.
Edhe pse janë ditët e para, skuadrat italiane e dinë që do të përballeshin me vështirësi të shumta nëse nuk bënin ndërhyrje.
Italianët kanë arritur të lënë pas Spanjën, Anglinë, Gjermaninë dhe Francën. Kur duhen edhe 2 muaj nga fundi i merkatos, Seria A e sheh veten e para dhe tani duhet të kënaqet me këtë fakt. Ndoshta mund të parakalohet në të ardhmen pasi nga Angia dhe La Liga priten shpenzime të mëdha.