Deputeti i PASOK-ut, shqiptari Pirro Dhima ka deklaruar votën e tij kundër referendumit që pritet të zhvillohet në Greqi lidhur me marrëveshjen e borxhit me kreditorët. Në një status në Facebook Dhima flet për pasojat e vendit nëse populli voton pro.
Dhima shprehet se, refuzon vendosjen e një regjimi të ngjashëm me atë të Enver Hoxhës në Greqi duke marrë shkas nga vendimi i qeverisë për kufizimin e qytetarëve sa i takon parave që mundtë tërheqin nga banka.