Mateo Kovacic ka pësuar një lëndim në ndeshjen e djeshme kundër Islandës
Real Madrid ka marrë një lajm tjetër të keq pas lëndimit të Toni Kroos, pasi tashmë është lënduar edhe Mateo Kovacic.
Kroati startoj nga fillimi në fitoren 2:0 kundër Islandës në kualifikimet për Kupën e Botës, por u zëvendësuar nga Modric me të filluar pjesa e dytë, pas një lëndimi që pësoi.
Sipas AS, Kovacic dhe Modric do të kthehen sot në Madrid për t’u përgatitur për Atletico Madridin, duke u larguar nga Kroacia, që të martën luan ndeshje miqësore kundër Irlandës Veriore, citohet “Express”. (b.an)