Tifozët shqiptarë kanë fajësuar arbitrin gjerman Deniz Aytekin për humbjen m e IZraelin. Menjëherë pas ndeshjes, një dyndje komentesh ofenduese janë postuar në faqen e Facebookut të gjyqtarit, i cili menjëherë më pas e çaktivizoi atë.
Ndërkohë shqiptarët nuk janë mjaftuar me kaq, teksa kanë redaktuar faqen në Wikipedia të arbitrit duke e ofenduar dhe aty.
Për më tepër, një faqe e re në Facebook me emrin e arbitrit është hapur nga fansat shqiptarë, dhë në çdo koment administratori i faqes përgjigjej me ikonën e një gjyqtari që tregon kartonin e kuq, duke ironizuar me lehtësinë e nxjerrjes së kartonëve nga gjermani.
Panorama/d.i.