Tragjedia e ndodhur në Kombinatin e Përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh të enjten pasdite, ku humbi jetën 40- vjeçari Shkëlqim Muçaj, ka prekur edhe futbollin.
Shkëlqim Muçaj njihej jo vetëm si një qytetar i hershëm në qytetin e Ballshit, por edhe si dashamirës i skuadrës së Bylisit, por edhe familje futbolldashëse. Ndaj edhe dje është mbledhur bordi dhe presidenca dhe bashkia e qytetit si dhe aksioneri kryesor i klubit Besnik Kapllanaj që kanë vendosur që para ndeshjes me Sopotin, e cila do të luhet nesër në Ballsh, të mbahet edhe një minutë heshtje në nderim dhe respekt të Muçajt.
Madje, klubi ka bërë edhe një kërkesë me shkrim, të cilën e ka dërguar edhe në FSHF. Klubi ballshiot do të respektojë kështu tifozin, por edhe një prej bashkëqytetarëve të vet, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike dy ditë më parë.
Ndërkohë, skuadra vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Sopotit, ndonëse kushtet atmosferike nuk janë të mira./PanoramaSport/a.m.