Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti priti në një takim Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Mohammed Al Ali.
Ministri Panariti, pasi i shprehu vlerësimet më të larta për vizitën dhe mikëkëpritjen që i është rezervuar gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara, e njohu diplomatin nga Emiratet e Bashkuara me resurset e Shqipërisë, përsa i përket Bujqësisë dhe Agroturizimit. “Bujqësia në Shqipëri është mjaft e zhvilluar dhe po njeh çdo ditë zhvillim”, deklaroi Panariti, duke i treguar ambasadorit, se fushat më me interes për investime në vendin tonë janë bujqësia, agroturizmi, ndërtimi i fermave blegtorale dhe kultivimi i bimëve mjekësore.
Interesi i Emirateve të Bashkuara, qëllim ky edhe për takimin e zhviolluar sot, është importimi i mishit të qigjit. Në lidhje me këtë, Ministri Panariti e ftoi ambasadorin, që të sjellë në Shqipëri inversitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të investojnë e ngrenë ferma blegtorale, si dhe të gjithë zinxhirin e përpunimit të mishit, edhe sipas praktikave ‘Hallall’ dhe më pas ta çojnë drejt vendit të tyre.
Nga ana e tij, ambasadori Sultan Mohammed Al Ali, u shpreh se do të dërgojë në vendin e tij një raport me resurset dhe mundësitë që ofron Shqipëria në fushën e investimeve në bujqësi, blegtori dhe agroturizëm dhe më pas, do të sjellë në Shqipëri investitorë apo delegacione nga Emiratet, sipas interesave që ata do të shprehin, për fusha të ndryshme./a.m.