Në kryqëzimin e rrugës ‘Pjetër Budi’ me rrugën ‘Drago Siliqi’ në kryeqytet sapo është shembur një shtëpi.
Muret dhe çatia e banesës së vjetër tiranase janë rrëzuar duke zënë dhe një pjesë të mirë të rrugës siç shihet në fotot e publikuara nga Shqiptarja. Besohet se banesa ka qenë e pabanuar. /a.m.