Prej janarit 2016, në faturën e ujit, qytetarët e Tiranës paguajnë së bashku me konsumin edhe “taksën mbi ndërtesën”, e cila është 100 lekë për çdo muaj.
Gjatë muajve shkurt, mars dhe prill, për një pjesë të konsumatorëve, kjo taksë nuk është përfshirë në faturat respektive.
Kështu, që vetëm për muajt tetor dhe nëntor, në faturën e ujit për një pjesë të konsumatorëve do të ketë një vlerë të shtuar prej 150 lekësh, e cila nuk presupozon një tarifë të re apo rritje e taksës aktuale, por thjesht vjelje e tarifës së prapambetur.
Ndërkaq, në muajin dhjetor, përveç muajit aktual, do të tarifohet dhe vlera e prapambetur e muajit janar 2016, prej 100 lekësh.
Gjatë muajit janar 2017, situata do të kthehet normale për të gjithë konsumatorët, ku do të kenë të njëjtat zëra dhe tarifa si detyrim për t’u paguar.
Çdo intepretim tjetër që është bërë apo mund të bëhet në lidhje me këtë është spekulim keqdashës që nuk i përgjigjet së vërtetës. /a.m.