Vrasësi i 28-vjeçares në Lezhë nuk është ndalur vetëm në kryerjen e këtij krimi, por kërcënon edhe familjarët e viktimës. Në një përballje me ta në korridoret e drejtorisë së Policisë së Lezhës, autori Alfred Nikolli ka kërcënuar familjarët e Etleva Ndojit se nuk është penduar për atë që ka bërë.
“Mirë jua bëra dhe do t’jua bëj prapë!”, ka thënë ai.
Ky reagim i autorit ka bërë që Policia e Lezhës të marrë masa duke mbajtur në izolim.
“News24” ka zbuluar atë çfarë 31-vjeçari, Alfred Nikolli ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje policia e Lezhës. Sipas bluve autori ka qenë ka qenë tepër konfuz dhe ka ndryshuar disa herë dëshminë. Ai ka pranuar se kishte një lidhje intime me 28-vjeçaren Etleva Ndoj, nënë e një fëmije, të cilën e vrau duke e ekzekutuar me plumb në kokë brenda parukerisë, të cilë thotë se ia bleu vetë.
“Unë ja bëra parukerinë dhe ajo nuk mund të braktiste, ndaj dhe e vrava”.
Deklarimet e tij kanë qenë të pakta, siç pohon Policia e Lezhës për “News24”, ndërsa pritet që dëshmia e tij e plotë të merret nga Prokuroria e Lezhës, e cila ka marrë në ndjekje çështjen./BW/a.m.