Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka lënë në mëshirë të fatit banorët e përmbytur. Në një postim në profilin e tij në FB, Basha, teksa poston foto nga gjendja e banorëve të përmbytur në Lezhë, shkruan se “qeveria është zhdukur në drejtim të paditur”.
Postimi i Bashës
Ne Spiten, Lezhe ku gjendja eshte kritike dhe drejt perkeqesimit. Banoret jane braktisur ne meshire te reshjeve qe vazhdojne papushim. Bashkia po ben gjithcka qe mundet por qeveria eshte zhdukur ne drejtim te paditur. Ju kerkoj autoriteteve te lene propaganden e zyrave dhe te zbresin ne terren ne ndihme te banoreve. Fotot flasin vete.