Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Vranisht, ku u vra me armë zjarri shtetasi Fabjon Veizaj. Sipas policiës në pranga u vu Marjo Ribaj, 23 vjeç, banues në Vlorë dhe bashkëpunëtori i tij Endri Pango, 28 vjeç.
Rrethimi i autorit
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë hetimore operacionale, Policia e Vlorës ka bërë të mundur lokalizimin e autorit të krimit dhe pas disa orë ndjekjesh në zonat përreth, errësirës dhe motit të paqëndrueshëm nga reshjet e shiut, u bë e mundur kapja e tij dhe të shokut të tij për përkrahje në kryerjen e krimit.
Këta dy shtetas janë kapur nga Policia në dalje të fshatit Vranisht, duke udhëtuar me automjetin tip “Fiat-Punto” me targë AL 892 VS (në pronësi të Marjos), të cilët në tentativë për t’iu shpëtuar shërbimeve të policisë janë rrethuar në mënyrë të menjëhershme pranë vendit të quajtur “Qafa e Halimit” duke u arrestuar në flagrancë.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe armen e dyshuar te krimit “Automatik model 56”, 2 krëhëra dhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat autori i kishte fshehur në mes të pyllit rreth 300 m larg banesës së tij.
Shkaku i sherrit
Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të shitblerjes së një automjeti në muajin Gusht të 2016, nga autori te viktima.
Gjithashtu, Policia bën me dije se këta persona janë të dy me precedent penal të mëparshëm. M.Ribaj i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe E. Pango, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese kundrejt 2 ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të dy shtetasve.
Ngjarja
Sherri mes dy shokëve që lindi nga shit-blerja e një makinë u kthye në tragjedi në Vrasnisht të Vlorës. Fabjon Veizaj dhe Mario Ribaj kishin debatuar me njëri-tjetrin një natë më parë.
Mario Ribaj (majtas) dhe Fabjon Veizaj (djathtas)
Gjithçka mendohej se ishte mbyllur aty, por të premten në mesditë ndaj Vezajt pati një atentat me kallashnikov para derës së shtëpisë. Dy persona qëlluan në drejtim të 23-vjeçari duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima
Policia ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin Ribaj pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.
Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të fshatit Vranisht në drejtim të fshatrave të tjerë.
Autori
“Panorama” mësoi se ngjarja ka ndodhur pas sherrit qe dy te rinjte kane pasur per nje pazar makine, ku njeri e kishte blere dhe me pas ishte ankuar se nuk ishte ne rregull, por me defekt.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISE:
Rreth orës 12:34, në fshatin Vranisht në Vlorës ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.
Policia e Vlorës ka shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka konstatuar se në fshatin Vranisht, ka mbetur i vrarë me armë zjarri “Automatik” shtetasi F.V., rreth 23 vjeç, me banim në këtë fshat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend për shkak të plagëve të rënda.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin M.R., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
Akti i krimit ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë.
Po punohet për kapjen e tij.