Protestat kundër zgjedhjes së Donald Trumpit, president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Portland të Oregonit, u kthyen në protesta të dhunshme mbrëmjen e kaluar.
Afër katër mijë protestues janë mbledhur në qendër të qytetit perëndimor, disa prej të cilëve përdoren edhe mjete të dhunshme për të shprehur mllefin ndaj fitores së Trumpit.
Ata thyen dritaret e shumë dyqaneve dhe veturave dhe kanë hedhur fishekzjarrë; nga ana tjetër policia ka deklaruar se deri më tani ka arrestuar 26 protestues.
Pjesa më e madhe e protestuesve ishin të rinj të cilët mendojnë që me zgjedhjen e Trumpit president, Amerika do të ketë ndarje të mëdha për nga përkatësitë fetare, racore dhe orientimeve seksuale.
Pas këtyre protestave të dhunshme ka reaguar presidenti i zgjedhur i SHBA’së, kundër të cilit u protestua.
“Më pëlqen fakti që disa grupe të vogla të protestuesve, natën e kaluar kanë shprehur pasionin e tyre për vendin tonë të mrekullueshëm”, ka shkruar Trump në një postim në “Twitter”.
“Ne do të bëhemi të gjithë së bashku dhe do të jemi krenarë me këtë”, ka shtuar ai. /Express/