Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, pritet të ndjekë nga tribunat ndeshjen mes Turqisë dhe Kosovës, e cila luhet të shtunën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2018, shkruan Gazeta Express.
Gazeta e përditshme turke, “Sabah” bën të ditur se Rexhep Tayyip Erdogani do të jetë i pranishëm në stadiumin e qytetit të Antalias në të cilën Kosova do të luajë kundër Turqisë për Grupin I.
Sipas kësaj gazete, tribuna do të jetë e mbushur me flamuj turq dhe do të zhvillohet një atmosferë mbresëlenëse, përcjell Express. Në ndeshjen me Kosovën, tranjeri i Turqisë, Fatih Terim, pas disa ndeshjeve mungesë ka thirrur në skuadër edhe futbollistin e Barcelonës, Arda Turan. (b.an)