4 personat e mbetur të plagosur nga shpërthimi në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh ndodhen gjendje shëndetësore të qëndrushme për momentin pas ndihmës së marrë. Stafi i spitalit në QSUT vjon trajtimin intensiv të tyre në repartin e reanimacionit. Sipas të dhënave, dy prej të plagosurve të moshës rreth 60-vjeç janë disi më rëndë dhe aknë pësuar djegie në 40 % të trupit ndërsa dy persona të tjerë në rreth 30 %. Të plagosurit u vizituan edhe nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
“Ngjarje e rëndë, pati edhe një fatalitet. Dua të falenderoj trupat mjekësore të Mallakastrës, Fierit dhe këtu në QSUT të cilët në kohë optimale që pasi kanë dhënë ndihmën e parë në spitalet përkatëse t’i sjellin këtu në QSUT. Për momentin gjendja është e qëndrushme, sigurisht është shpejtë për të dhënë prognozë afatgjatë. Po marrin të gjtihë mjekimin e nevojshëm, spitali ka një eksperiencë për të trajtuar këto raste”, tha Beqaj.
I pyetur nga gazetarët, ai komentoi edhe akuzat e kreut të opozitës Basha për administrimin e uzinës.
“Unë kam qenë i përqendruar për pjesën mjekësore. Ka nje hetim për këtë çështje por kryetari i opozitës i’a fut kuturu”, vijoi Beqaj.